Për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Petrit Vasili por edhe zëra të tjerë nga opozita joparlamentare, numri i personave që kanë humbu jetën nga COVID-19 është më i lartë se ai që raportohet zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore.
Mjeku Tritan Kalo tha se virusi nuk është i parafrabrikuar dhe numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi nuk është fshehur.
Kalo ka dhënë një shembull të thjeshtë, Tajlandën ku edhe pse është një popullsi shumë e madhe, ka pasur një numër shumë të ulët të viktimave, dhe kjo sipas tij falë masave të marra në kohë.
“Virusi në karakteristikat nuk ka ngjashmëri me viruset e parafabrikuara, si një pjesë e arsenalit të armëve biologjike, nuk ka asnjë gjë të saktë, duhen studime më të thelluara. Më shumë duket një beteje tërheqje vëmendje se një saktësim i krijimit të këtyre virusi.
Tajlanda është vendi i parë ku janë parë të sëmurët e parë, pas Kinës. Qeveria tajlandeze mori masa të menjëhershme, nuk priti që të shpallej pandemi. 7 mln banorë ka 56 banorë. Është ngritur dikush nga opozita pse ka kaq pak.
E palogjikshme të kërkosh të vdekur kur nuk ka. Nuk ka asnjë arsye, janë të regjistruara në regjistrat e spitale. Është një lojë që nuk ia vlen të marrësh me të, nuk bëhet politikë me të vdekur, por të bashkosh krahët ta luftosh”, tha Kalo për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post