Kreu i shtetit Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për plakjen e popullsisë, ku mosha sot është 37.2 vjeç, por sipas tij pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç. Duke e quajtur një trishtim të madh, Meta shprehet se duhet ndërhyrë menjëherë, pasi ky fenomen do ketë pasoja katastrofike.
Postimi i Metës:
“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.
Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!
Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.
Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria? ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post