Qeveria libiane, e mbështetur nga OKB-ja, deklaroi dje në mbrëmje se kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit të Sirtes nga duart e Shtetit Islamik, pas një fushate pothuajse tetëmujore kundër milicisë ekstremiste islamike.
“Ne deklarojmë zyrtarisht përfundimin e operacioneve ushtarake dhe çlirimin e plotë të Sirtes”, tha kryeministri libian, Fayez Serraj në një fjalim televiziv.
Gjatë gushtit të kaluar, SHBA zhvilloi një fushatë ajrore kundër kësaj milicie në qytetin bregdetar mesdhetar.
Sirte, rreth 450 kilometra në lindje të Tripolit, ka rëndësi strategjike pasi lidh lindjen dhe perëndimin e vendit.
Libia, vendi i pasur me naftë, ndodhet në kaos pas rrëzimit nga pushteti të autokratit Muamar Gadafi, në vitin 2013.
Diskutime rreth kësaj post