Trim Musliu nga Prishtina ka afro 2 vjet që po jeton pa dy veshkë. Procedurën e dializisë e kryen katër herë në javë. Të jetosh me këtë problem, nuk është fare e lehtë thotë Trimi.
“Nuk mund të bësh jetë normale” shprehet ai mes tjerash për Insajderin teksa shpjegon se herën e parë veshkën ia dhuroi e ëma por që fatkeqësisht dështoi së funksionuari.
Tani ndodhet në fazën kur po tenton të kryejë sërish një ndërhyrje, e ku dhurues kësaj radhe e ka një person tjetër të familjes.
Musliu u shpreh i shqetësuar se si shteti përkatësisht Qeveria e Kosovës nuk po bën asgjë për ta votuar ligjin i cili mundëson kryerjen e transplantimit në Kosovë.
Kostoja e trajtimit, shpenzimet për ta kuruar këtë sëmundje janë tejet të lartë. Sipas tij nuk mjafton 70% që mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Ai foli edhe për rolin e familjes përgjatë ballafaqimit me sëmundjen, një falënderim pati për gruan e tij, nënën e tri vajzave të tyre.
Në fund nuk mungoi edhe mesazhi motivues se si nuk duhet dorëzuar asnjë lloji të sëmundjeve.
Diskutime rreth kësaj post