Autoritetet greke janë në alarm pas zbulimit të një rrjeti spiunazhi në vendin e tyre që punonte për llogari të Turqisë, armikut që i ka mobilizuar deri në luftë muajt e fundit.
Dy të arrestuarit e akuzuar në Rodos janë një punëtor (kuzhinier) në një anije pasagjerësh në linjën Rodos-Kastellorizo dhe punonjësi tjetër në Konsullatën turke në ishull.
Mediat greke shkruajnë se sipas burimeve të policisë punonjësi i konsullatës rekrutoi kuzhinierin për të marrë informacion me rëndësi kombëtare. Ai dyshohet se u dërgoi punonjësve të konsullatës foto të anijeve, por kryesisht informacione kur ushtarët grekë merrnin pozicione në kampe dhe zona ushtarake.
“Autoritetet janë në shënjestër të lidhjeve të dy të arrestuarve dhe veçanërisht të punonjësit të konsullatës turke pasi ekzistenca e një qarku më të madh nuk mund të përjashtohet.
Punëtori 35-vjeçar në anije fillimisht mohoi gjithçka, por më pas u thye dhe zbuloi se çfarë kishte ndodhur”, shkruajnë mediat.
Nga kontrollet e kryera në shtëpitë e sekretarit të konsullatës dhe 35-vjeçarit u gjetën dhe konfiskuan laptopë dhe USB.
Diskutime rreth kësaj post