Tregu industrial në qytetin e Elbasanit, po kalon ditët e tij më të vështira, ku mungesa blerësve ka sjellë edhe boshatisjen e këtij tregu, i cili dikur numëronte 400 tregtarë e ndërsa sot jo më shumë se 70.
Qepena të mbyllur, tezga të braktisura, rrugica bosh, dyqane pa blerës.
Kjo është panorama që ofron sot tregu industrial i Elbasanit. Mungesa e blerësve ka detyruar shumicën e tregtarëve të mbyllin dyqanet.
Ata pak të mbetur mezi gjejnë forcën të shprehin vështirësitë me të cilat ata përballen sot, ndërkohë që ndodhen fare pranë falimentit.
“Nuk ka qarkullim fare, s’ka njerëz, s’ka tregti, s’ka biznes fare. Shumica këtu është e mbyllur komplet. Shumë shpejt jemi drejt mbylljes, sepse vetëm me qira me detyrimet që kemi nuk likuidojmë dot, nuk mbajmë dot familjet. Deri tani në këto moment që jeni ju këtu prezent jemi 0 . Nuk na ka pyetur njeri”, thotë një tregtar.
Pjesa e mbetur e tregtarëve, pranojnë jashtë kamerave që me këtë ritëm shumë shpejt do e mbyllin biznesit, pasi janë në prag të falimentimit.
Ndikim në rënien e fuqisë blerësve ka edhe largimi i një pjesë të madhe të qytetarëve drejt vendeve të BE.
Diskutime rreth kësaj post