Pirro Çako ishte sot i ftuari i Rudina Magjistarit, për të folur për rikthimin e tij në muzikë si kantautor pas 7 vitesh me këngën “Sekreti im”.
Kantautori bëri një dedikim mjaft prekës në emision për të atin e ndjerë, Gaqo Çako dhe familjen e tij, të cilët ishin shtysa kryesore për rikthimin në muzikë.
“Ishte familja ime që insistonte, mamaja më lutej ‘pse nuk kthehesh’. Në një debat kur babai ishte ende në muajt e fundit i thashë: ‘Boll nuk bëj më këngë’. Por ai më kujtoi Verdi-n, i cili ka bërë muzikë deri në moshën 82-vjeçare, ishte gjeni në atë moshë. Më tha: Pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë”, u shpreh kantautori.
I përlotur pasi pa një insert ku kishte kënduar me të, Pirro tha se këtë amanet të të atit do ta realizojë dhe kurrë nuk do të heqë dorë nga muzika:
“Kjo frazë më kthehet çdo ditë kur eci rrugëve, kur s’kam dëshirë të punoj. Kam bërë betimin që do t’ia realizoj atë dëshirën dhe këshillën që më dha për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë, por gjithmonë me moderacion”.
Gaqo Çako u nda nga jeta në gusht të vitit 2018, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore që nuk do të shuhet kurrë.
Diskutime rreth kësaj post