Një plagosje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Peshkopisë. Ngjarja e rëndë ka mbrëmë në orët e vona të natës në fshatin Zall-Dardhë, ku tre vëllezër kanë qëlluar me armë në drejtim të një 23-vjeçari.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Erjon Çelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sakaq, është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes , Rr.K, 25 vjeç.
Nga të dhënat e para, mësohet se tre vëllezërit Rr.K, K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç i kanë shkuar në shtëpi të riut, dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur si dhe arma e zjarrit tip automatik.
Ngjarja dyshohet për motive të dobëta, megjithatë policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post