Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar “shtyrje në vetëvrasje” pasi tre nxënëse nga Gjakova kanë lënduar veten në duar të hënën. Viktimat, të cilat janë të mitura, janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Rasti është raportuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjakovë, dhe policia po e heton ngjarjen si pjesë të një fenomeni të rrezikshëm që po qarkullon në TikTok.
Sipas raportit të policisë, ky incident përfshin vetëlëndimin, një fenomen i cili po përhapet mes fëmijëve në Komunën e Gjakovës. Drejtoresha e DKA-së ka deklaruar se tri nxënëset janë viktima të këtij fenomeni shqetësues, i cili gjatë vitit të fundit është raportuar në disa raste të ngjashme.
Ky trend i rrezikshëm ka ngritur shqetësime të mëdha si tek prindërit, ashtu edhe tek mësuesit, duke i shtyrë ata të kërkojnë masa më të rrepta ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në platformat sociale. TikTok, një nga platformat më të njohura mes të rinjve, është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për sfidat e rrezikshme që qarkullojnë. Në raste të mëparshme, si ai në Fushë Kosovë dhe Lipjan, 20 fëmijë u vetëlënduan të ndikuar nga lojërat e TikTok.
Diskutime rreth kësaj post