Pas skandaleve të një pas njëshme pas publikimit të pagave dhe targave, tashmë edhe numrat e tre milion shqiptarëve janë vendosur në një faqe për shitje.
Së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave në database është vendosur dhe pozicioni i punës i personit që i përket numri telefonit.
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhiu i ftuar në studion e “Abc Live” në Abc u shpreh se vetë njerëzit janë të pakujdesshëm me privatësinë e tyre pasi edhe në mënyrë të pavetëdijshme I publikojnë të dhënat sensitive. Ai paralajmëron që përdoruesit e rrjeteve sociale të kenë kujdes, në mënyrë që mos bien pre e publikimit të të dhënave personale.
Kallanxhiu: Ka shumë website të ndryshme që shesin data. Gjithë njerëzit në botë janë të pakujdesshëm për privatësinë e tyre. Ka aplikacione që të thonë logohu me Facebook apo një rrjet tjetër social dhe nëse ti logohesh automatikisht të merr të gjitha të dhënat, që nga numri i telefonit deri te vendi i fundit i punës. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, numrat e telefonit. Ne duhet të kemi shumë kujdes. Nuk është gjë e çuditshme për ta ditur dikush se ku punon ti, sepse ti e ke publikuar vetë. Mos e mendoni se të dhënat lindin me një shkop magjik, se po të përgjon dikush, ti thjesht i ke publikuar pa vetëdijen tënde.
Duhet të na bëjë përshtypje fakti që këto të dhëna janë kaq të hapura publikisht?
Kallanxhiu: Ne akoma nuk e kemi kuptuar privatësinë tonë. Në momentin që ti poston, bën story, dikush të ndjek. Mjafton që profile jot të jetë publik dhe gjithccka të jetë aty. Edhe nëse ti poston një foto dhe e ke profilin publik ajo foto mund të merret nga mijëra website në botë. Ti mendon se e ke fshirë atë foto, por ajo nuk mund të fshihet kurrë. Në momentin që ne i japim të dhënat, i bëjmë accept mos habitemi nëse një ditë dalin listat.
Kallanxhiu: Tik Tok ka dalë në fund të 204, u bë masiv kur ble u një aplikacion që ishte i fokusuar në adoleshentët. Sot Tik Tok është në majë. Nuk llogaritet nga numri i përdoruesve, por nga qëndrimi i përdoruesve në aplikacion. Një përdorues rri mesatarisht 6 orë në Tik Tok.
Tik Tok grumbullon të dhëna?
Kallanxhiu: Patjetër. Për të hapur një adresë Tik Tok duhet thjesht një numër telefoni.
Databasa e publikuar me numrat e telefonit ka të listuar edhe çmimet e shitjes.
Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre. 4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile.
1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.
Poseduesi 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain.
Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.
Diskutime rreth kësaj post