Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nisi me tri mungesa të mëdha. Tre “ish” nuk u paraqitën në takimin e thërritur për të diskutuar paketën e ndryshimeve statutore.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ish-Presidentin Bujar Nishani dhe ish-kryetarin e ish-rivali i Bashës në zgjedhjet e brendshme të PD-së në korrik të vitit të kaluar, Eduard Selami.
Megjithatë, zëri kritik në këtë mbledhje nuk mungoi. Niveli më i lartë i tyre u përfaqësua nga Arben Imami, që kërkoi të diskutohet fillimisht raporti i analizës së zgjedhjeve të 2017.
Propozimi i tij u hodh në votim dhe u rrëzua me shumicë votash. Imami propozoi gjithashtu edhe diskutimin fillimisht në parim të statutit të ri, por edhe ky propozim i tij u rrëzua. Pak pas kësaj, ai doli para mediave.
“Kjo është një mbledhje formale pasi në statuin e ri mungon një refllektim thelbësor, nuk shëhohet dhe nuk shprehet dorëheqja në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe kjo përkthehet në mandat të përjetshëm të Lulzim Bashës”, tha ai.
Ndryshimet statutore që do t’i nënshtrohen votës finale në Kuvendin Kombëtar të 28 prillit neni për kryetarin nuk ka asnjë ndryshim thelbësor. Nuk parashikon dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.
Nuk parashikon as ngrirjen e funksioneve deri në zgjedhjen e kreut të ri, koncept që zoti Basha e praktikoi vete pas humbjes së thellë të zgjedhjeve deri në konfirmim e tij si kryetar me parimin një anëtar një votë.
Mësohet se motiv kryesor që në statut të mos parashikohet dorëheqja dhe për më tepër heqja e mundësisë së rikandidimit në rast të humbjes së zgjedhjeve është fakti se kundërshtarët në familjen politike do të punonin vazhdimisht për largimin e kryetarit dhe jo për forcimin e partisë.
Me parimin një anëtar një votë do të zgjidhen dhe kryetarët e grup seksioneve duke e fuqizuar shkallën e dytë të drejtimit të partisë në bazë. Ndërsa niveli më sipër, kryetarët e degëve do të vazhdojnë të zgjidhen nga kuvendet lokale. Por ata do të jenë pjesë e një organi të ri statutor që quhet kolegji i kryetarëve, i cili de facto ekzistonte pasi asnjë aksion politik nuk ndërmerrej pa konsultimin e tyre. Për marrëveshjet politike do të pyetet Këshilli Kombëtar, ndërsa për koalicione me parti të majta Kuvendi Kombëtar.
Statuti ka disa risi tjera, një prej të cilave zvogëlimi i kryesisë. Rikthehen anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, 15 të tillë, përveç drejtuesve të lartë të partisë, sekretarëve funksionalë dhe kryetarëve të forumit të gruas dhe rinisë.
Sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për deputetë, statuti parashikon që pas konsultimit me anëtarësinë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale.
Diskutime rreth kësaj post