Reshjet e borës në qarkun e Korçës kanë vijuar edhe përgjatë natës së mbrëmshme, ndërsa trashësia e saj ka arritur në 10-30 cm. Sipas të dhënave nga autoritetet edhe pse është punuar gjatë natës sërish lëvizja në disa akse bëhet me zinxhirë.
Në drejtim të Dardhës dhe Voskopojës duhet përdorimi i tyre. Në Qafë Qarr po ashtu është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Qafë Thana gjithashtu ka vështirësi lëvizje pasi dëbora shkon në 20-30 në këtë zonë.
Në fshatin Moglicë të Maliqit, janë këputur telat për shkak të linjës të amortizuar dhe pjesa më e madhe e fshatit nuk ka energji elektrike. Fshati Mesmali, vazhdon të jetë i izoluar prej dy ditësh.
Në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit por akoma nuk është gjendur defekti.
Në Dardhas ka ende fshatra të izoluar dhe lëvizja drejt saj bëhet vetëm me zinxhirë.
Diskutime rreth kësaj post