Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve mjaft të veçanta për jetën e saj private.
Ajo ka folur për emrin e saj të vërtetë, që është Lorela dhe që nuk i pëlqen aspak, si dhe problemet me anktin apo ushqyerjen.
E pyetur sesi mund të injorosh një emër të bukur si Lorela, fashionista ia pret shkurt përgjigjen: “Ja kshu!”
Lori tregon gjithashtu se gjëja më sfiduese e të jetuarit me ankthin është t’i mbushësh mendjen vetes që është thjesht ankth dhe jo një sëmundje.
Ajo tregon se ka pasur probleme dhe me ushqyerjen dhe ende mërzitet nëse dikush i bën një koment për peshën.
Aktualisht Lori po shijon disa ditë pushimesh në Turqi. Ajo ka publikuar së fundmi disa foto nga Stambolli, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike!
Diskutime rreth kësaj post