Roland Bejko, e quan një premtim futurist transportin falas që ka premtuar kandidati i koalicionit Meta-Berisha, ai thotë se kjo është një ide e majtë që s’ka impakt.
“Transporti publik falas është një premtim futurist që s’ka impakt të rëndësishëm. Premtim i majtë, kjo na ilustron edhe atë që ne themi që ata shkuan majtas. Ata gjetën shtatin e tyre ku ndihen mirë. Nuk ka impakt”, tha Bejko.
Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko foli për hapjen e fushatës në Tiranë.
I pyetur se përse nuk po mbështete nga një pjesë e deputetëve demokratë, Bejko tha se nuk i intereson për mbështetjen e tyre, pasi të gjithë kanë bërë zgjedhjet se ku do qëndrojnë.
Një koment ky edhe për Bardhin, i cili nuk merr pjesë në takimet e tij me qytetarët.
Bejko tha se është turp për ata deputetë që ende se kanë gjetur rrugën, dhe janë ende me një këmbë në PD dhe një këmbë te Foltorja.
Ftesa i bën partia, Basha më duket është jashtë shtetit, edhe deputetët e tjerë, unë nuk bëj listë prezencën, ata kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Unë jemi mbështetur mjaftueshëm nga ata deputetë që e kanë ndarë mendjen të rrinë në PD euro-atlantike.
As s’më ha meraku fare për Bardhin dhe këdo tjetër, secili ka qëndrimin e tij, s’kemi situatën më të mirë në PD, jemi në situatën më të keqe që ka pasur PD që nga ’92.
Punë se kam me asnjë deputet, faleminderit ata që më mbështesin, turp i madh për ata që se gjejnë rrugën, e kanë një këmbë tek PD e një të foltorja.
Flas në emër të gjithë atyre demokratëve. Ata deputetë që se kanë gjetur rrugën sot, s’do e gjejnë as pas datës 14.
Diskutime rreth kësaj post