Transparency International / Raporti i korrupsionit : Shqipëria dhe Kosova në fund të listës me Gabonin dhe Etiopinë
Më shumë se 6 miljard njerëz jetojnë në shtete ku korrupsioni është problem serioz.
Bangladeshi, është njëri prej 114 shteteve më të korruptuara në nivel të sektorit publik, shkruan Transparency International, transmetuar nga Lajme.al.
Fëmijët në Bangladesh, në vend se të shkojnë në shkollë, kalojnë ditët duke seleksionuar shishet, në një kompani reciklimi.Zyrtarisht, punësimi i fëmijëve është i ndaluar në Bangladesh. Jozyrtarisht, një peshqesh i paguar zyrtarit të duhur, mundëson përjashtime. Si çdo shfrytëzim, punësimi i fëmijëve mbetet realitet i hidhur në ambiente ku qytetarët janë të zënë nga varfëria dhe ku zyrtarët e korruptuar mund të paguhen. Kjo është veç njëra nga katastrofat e shkaktuara nga korrupsioni. Të tjerat përfshijnë trafik njerëzor, vdekja e fëmijëve, standarde të varfëra edukimi, shkatërrimi i ambientit dhe terrorizmi.
Thënë thjeshtë, korrupsioni në sektorin publik është shumë më shumë se thjeshtë “para e humbur”. Bëhet fjalë për jetëra të tëra të shkatërruara të njerëzve.
Kosova dhe Shqipëria
Si rezultat i korrupsionit në nivelet më të larta shtetërore, vjedhja e burimeve natyrore, dhe monopolizimit të pasurisë kombëtare nga multinacionalet botërore dhe privatizimt të eger, qindra mijëra familje u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për të kërkuar azil në shtetet perëndimore. Mëposhtë, shifrat e Transparency International .
Kjo është harta që tregon se korrupsioni është një problem global :
85% e vendeve në botë kanë problem serioz me korrupsionin. 10 nga shtetet e G20 janë të përfshira.
Shtetet e varfëra humbin 1 trilion dollarë çdo vit përshkak të korrupsionit.
Cilat shtete u përmirësuan, dhe cilat u përkeqësuan ?
Viti 2015 tregoi që njerëzit të cilët duan të punojnë së bashku, mund të luftojnë korrupsionin.
Disa shtete kanë treguar përmirësime të dukshme vitëve të fundit : Greqia, Senegali dhe Mbretëria e Bashkuar janë disa prej tyre që kanë treguar shifra të larta të përmirësimit që nga viti 2012.
Në anën tjetër shtete si: Australia, Brazili, Spanja dhe Turkia janë përkeqësuar dukshëm.
Brazili, njëra ndër to u godit nga skandali i Petrobras (gjiganti shtetëror i naftës), në të cilën politikanën janë raportuar të kenë marrë përqindje në tenderat dhe si shpërblim të përfitojnë kontrata në sektorin publik.
Qindra mijëra braziliane kanë humbur punën veçmë, përderisa ekonomia ka marrë teposhtëzën. Këta njerëz nuk i kanë marrë vendimet që çuan deri tek skandali, përkundrazi janë po këta njerëz që po i jetojnë pasojat.
Fakte për Petrobras :
-
Ka marrë 2 miljard dollarë në ryshfete, tendera dhe larje parash
-
Kanë humbur mijëra vende pune
-
Mbi një miljon njerëz protestojnë rrugëve
Vendet më të korruptuara në botë :
Që paralelisht do të thotë edhe 10 vendet më pak paqësore në botë.
Në Afganistan, miljona dollarë që janë marrë për ta rindërtuar shtetin, janë raportuar si të çuara dëm, ose të vjedhura, gjë që seriozisht fundos gjitha përpjekjeve për të ruajtur paqen.
Edhe aty ku s’ka konflikt të hapur, niveli i pabaazive dhe i varfërisë në këto vende janë shkatërruese.
Në Angola, 70% e popullatës jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Një nga 6 fëmijët vdesin para se ti mbushin 5 vjeç – duke e bërë atë shtetin më “vdekjeprurës” për fëmijët. Më shumë se 150 000 fëmijë vdesin çdo vit.
POR, jo edhe çdokush heq keq.
Miljarderja më e re e Afrikës, Isabel dos Santos bëri pasuri prej 3.4 miljard dollarësh si rezultat i zhvatjes së diamantit dhe bizneseve të telekomunikacionit. Është vajza e presidentit të Angolas.
Shtetet “e pastërta” në vendet e tyre janë shkaktarët kryesorë të eksportimit të korrupsionin jashtë vendit të tyre
Europa perëndimore del mirë në indeksin e korrupsionit: është kontinenti që ka 4 nga 5 shtetet më pak të korruptuara.
Por kjo nuk do të thotë që veç pse janë “të pastërt” në shtëpi, nuk janë të lidhur me korrupsionin jashtë vendit të tyre.
Merreni Suedinë për shembull. Është e 3ta në botë në indeksin e korrupsionit, por kompania Fino-Suedeze “TeliaSonera” – me 37% pronë shtetërore, është duke u përballur me akuza për faktin se ka paguar miljona dollarë në ryshfet, për të siguruar biznesin në Uzbekistan, i cili shtet është në vendin e 153të në indeksin e korrupsionit.
Kompania në fjalë, tani po i çon bizneset e veta në Azinë Qendrore, por Suedia nuk është shteti i vetëm “i pastërt” që është i lidhur me sjellje të dyshimta jashtë vendit, nënvizon Transparency International. Sipas studimeve tona, gjysma e shteteve tË OECD(së) dhunojnë për çdo ditë detyrimet ndërkombëtares sa i përket ryshfetit kompanive të tyre jashtë vendit.
Ja renditja e vendeve më pak të korruptuara sipas indeksit :
Ndërkaq,
Shqipëria dhe Kosova renditen si zakonisht në konkurencë me shtete totalitare si Gaboni, Etiopia, Nigeria, etj, më mbrapa se vendet e rajonit.
Përgatiti me shkurtime, Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post