Ahmetaj reagon për akuzat për transfertat 1.8 mln euro në Zvicër si dhe për kontrollet e realizuara nga BKH në banesën e tij e të bashkëjetueses së tij.
Ishte gazetari Poli Hoxha ai që zbuloi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se hetuesit e SPAK në bashkëpunim me agjentët e FBI që ndodhen në Tiranë, kanë zbuluar tre transferta të mëdha që janë bërë nga bankat shqiptare drejt një llogarie të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj në Zvicër.
Hoxha tha se totali i parave të transferuara është mbi 1.8 mln euro.
Pas kësaj ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është larguar jashtë vendit, ndërkohë që SPAK ka kërkuar arrestimin e tij, zgjodhi të reagojë me anë të një statusi në Facebook.
Reagim i plotë
“Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve.”-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post