Jeta e shqiptares së parë që ka ndryshuar gjininë, Edona James, nuk është aspak e zakonshme. E aq më pak si jeta e një shqiptareje që jeton në Kosovë. Ajo është e mbushur me ndryshime, emocione, skandale e spektakël. Që kur kishte ndryshuar gjininë para disa viteve, Edona ka nisur të jetësoj ëndrrën e saj duke bërë gjithçka që kishte fantazuar me vite të tëra.
Puna si eskortë i ofroi asaj luksin e nevojshëm ndërsa karakteri që ka ia plotësoi atë me famën nëpër televizionet dhe revistat gjermane e jo vetëm. Në një intervistë për gazetën “Zëri” Edona ka folur për arsyet pse kishte ndryshuar gjininë, jetën e saj si eskortë, milionat e fituar, karrierën muzikore, dëshirën për të kënduar në shqip dhe në fund por jo më pak e rëndësishme ëndrrën për të përfaqësuar Kosovën në Eurovizion.
Zëri: Ju jeni mbase shqiptarja e parë e cila ka ndërruar gjininë (Të paktën ne nuk njohim ndonjë tjetër). A mund të na tregoni pak, pse, kur dhe çka ju shtyri të merrni një hap të tillë?
James: Gjininë nuk e kam ndërruar sepse kam dashur të jemi grua. Por nga vegjëlia unë kam qenë vajzë. Nuk jam dukur sikur djalë. Në kokën time, në mendimet e mia asnjëherë nuk kam qenë mashkull. Nuk e kam pasur asnjëherë atë mendim. Fatmirësisht këtu në Gjermani, ekzistojnë kushtet dhe doktorët që bënë të mundur këtë. Unë nuk kam dashur të jem homoseksual. Unë nuk kam qenë homoseksual. Unë kamë qenë femër. Sot më vjen keq, se shumë shqiptarë të tjerë në Kosovë më shkruajnë se dëshirojnë të bëhen si unë por as nuk i kanë mundësitë por as mentaliteti nuk është në nivelin e duhur.
Zëri: A ju kujtohen momentet e para si femër? Cili ishte reagimi i juaj. A të pëlqente vetja dhe çka deshët që të bëni për herë të parë?
James: Kur kam qenë djalë nuk kam mundur të shikoj veten në pasqyrë. Ndërsa kur bëra ndryshimet dhe e pash veten në pasqyrë si femër dhe më ka pëlqyer vetja. E kam parë veten si një femër normale të vogël. Fatmirësisht, edhe familja ime më ka pranuar mirë. E kam familjen tolerante. Edhe në Serbi kur kam shkuar nuk më kanë paragjykuar. Ndërkohë sa i përket familjes, të gjithë e kanë ditur për prirjen time si femër.
Zëri: Dihet që ne shqiptarët jemi paragjykues dhe mendjengushtë. Më intereson të di cili ka qenë reagimi i familjes tënde kur ju i treguat për ndryshimin që dëshironi të bëni?
James: Nëna e ka pritur mirë sepse jam sikur shoqe me të. Familja tjetër ka hezituar në fillim. Ndërkohë me kalimin e kohës edhe ata kanë nisur të më pranojnë më mirë. Asnjë prej tyre nuk flet asgjë keq për mua. Unë dukem më mirë se vajzat e tezeve të mia. Familja më pranon mirë, nuk më prishin dëshirat për asgjë.
Zëri: Sa kohë pasi që ndryshuat gjininë, patët marrëdhënien tuaj të parë seksuale me një mashkull. Dhe a mund të na tregoni pak për dallimin e marrëdhënies seksuale kur je mashkull dhe kur je femër?
James: Nuk pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me një grua as sa kam qenë mashkull. Ndërkohë marrëdhënia e parë me një mashkull ka qenë në moshën 16 vjeçare pasi që jam bërë femër. Në fakt mashkulli i parë me të cilin kam dalë në fakt ka qenë shqiptarë. Dhe është një histori ndryshe, pasi që atij nuk i kam treguar asnjëherë që kam qenë mashkull në fillim. Kemi bërë edhe seks bashkë. Ndërkohë që me një tjetër shqiptarë që kam dal ai ka qenë te nëna ime për të më kërkuar që të martohem me të. Ndërkohë që ajo atëherë i ka treguar se unë kam qenë mashkull. Në ato momente ai shqiptari ka pasur probleme, ka qenë gati të luaj mendsh. Kur kam ndryshuar gjininë 6 muaj nuk kam guxuar që të bëjë seks kur kam ndryshuar gjininë, mirëpo kur kanë kaluar vetëm 6 javë unë iu kam dhënë burrit tim. Ka qenë shumë e dhimbshme herën e parë. Ndërsa më pas ka qenë normale.
Zëri: A ju mungon ndonjë gjë nga koha kur keni qenë mashkull?
James: Nuk më mungon asgjë pasi që mashkull nuk kam qenë asnjëherë. E vetmja gjë që më ka bërë mashkull atëherë ka qenë organi seksual. Dhe e kam urryer shumë organin seksual tim. Kam dashur ta pres vet organin seksual timin.
Zëri: Pasi që jeni bërë femër, ju keni punuar si eskortë. A mund të na tregoni për këtë eksperiencë. Nga hyre në këtë biznes, dhe a mund të na tregoni për ndonjë klient të famshëm përveç ish futbollistit Efenberg. Ose ndonjë ngjarje më e veçantë që ka ndodhur?
James: Eskortë kam punuar për dëshirat e mia. Kam punuar me njerëz të pasur dhe të lartë prandaj kam fituar edhe shumë dhe jeta ime sot është e mirë ashtu siç është. Po të isha në Kosovë mbase do të ruaja lopët ende edhe sot. Sa i përket klientëve, kam pasur shumë shqiptarë të Zvicrës me të cilët kam shkuar. Madje edhe shqiptarë nga Amerika. Madje shqiptari nga Amerika më telefonon edhe sot. Edhe në Kosovë kur kam qenë kam bërë seks me shqiptarë të Kosovës, natyrisht. Kam pasur seks edhe me fytyra publike në Kosovë të cilat për arsye profesionale nuk mund t’i tregoi asnjëherë.
Zëri: A i keni fituar 1 milion euro gjatë punës tuaj si eskortë?
James: Po. Nëse i llogarisim të gjithë partnerët me të cilët kam shkuar sa kam punuar si eskortë, po i kam fituar 1 milion euro. Mirëpo unë kam investuar shumë në trupin tim. E kam blerë banesën time në Gjermani, dhe janë shumë të shtrenjta. Banesa ime kushton 300 mijë euro. Është shumë e rregulluar dhe banesë luksi. Të gjitha këto i kam bërë me eskortë mirëpo tani nuk merrem më me atë punë.
Zëri: Tashmë ju keni nisur edhe të merreni me muzikë. A mund të na tregoni diçka më shumë rreth kësaj karriere?
James: Muzika që kam nisur të bëjë nuk është për Kosovë por për vende të tjera për shembull për Majorka. Është për pushime. E kam bërë edhe Albumin dhe pres që të kem disa koncerte nëpër Gjermani dhe vendet tjera të Evropës. Tani aktualisht jam duke punuar edhe në televizion me RTL dhe gjëra tjera. Mirëpo tani dua që të këndoj edhe në shqip. Dua që të gjejë një producentë në Kosovë dhe të bëjë karrierë atje. Në shqip di të këndoj shumë mirë dhe nuk mund të këndoj si në Gjermanisht. Unë dukem mirë, di të kërcej dhe mendoj se mund të bëjë karrierë. Dua që të gjejë një producentë që bënë muzikë të mirë sikur të Medës apo Gjyste Vulës. Pra, verës besoj që do të bëjë albumin tim në Kosovë.
Zëri: Me cilin këngëtarë apo këngëtare nga Kosova do të dëshironit të bashkëpunonit?
James: Sa i përket këngëtareve në Kosovë më së shumti do të doja që të bëja një bashkëpunim me Kallashin. Ajo më duket di të këndoi mirë. Është grua rebele dhe ashtu jam edhe unë. Mendoj se do të shkonim mirë bashkë. Ndërkohë sa i përket meshkuj do të doja bashkëpunim me Nexhat Osmanin. Ai është numër një për mua. Po ashtu edhe Meda.
Zëri: Cili politikan kosovarë ju duket më seksi?
James: Nuk njoh asnjë politikan të Kosovës dhe nuk kam lidhje me ta. Angela Merkel është më seksi (qesh).
Zëri: Kemi dëgjuar se ju pëlqejnë ushqimet tradicionale?
James: Lakror, speca turshi, mish të terët. Edhe burri im është bërë si shqiptarë. E kam bërë shqiptarë burrin sepse han gjithçka shqiptare. E kam mësuar të jetë sikur shqiptarë. Ne jemi martuar qe 6 vite dhe kalojmë shumë mirë bashkë.
Zëri: Urimi i juaj për vitin e ri?
James: Kanë ardhur shumë azilantë në Gjermani. Unë kam shumë rroba dhe gjëra të tjera që nuk i përdori më dhe të gjitha ua dërgoi azilantëve që kanë ardhur këtu në Gjermani. E di se kanë nevojë dhe e kanë jetën e vështirë. Unë e kam zemrën e mirë dhe për këtë arsye u ndihmoi shqiptarëve këtu. Dëshirën sa i përket Kosovës shpresoj që atje të bëhet më mirë në veçanti për familjet që nuk kanë çka të hanë. Shpresoj që nuk do të ketë më luftë në Kosovë dhe të gjithë të jetojnë të lumtur.
Zëri: Planet e juaja për vitin 2016?
James: Planet e mia janë që të bëjë një karrierë në Kosovë si këngëtare dhe aktore. Shpresoj pasi që zoti m’i ka plotësuar të gjitha dëshirat m’i plotëson edhe gjërat tjera. Dua të bëjë një album shqip në Kosovë dhe të bëjë koncerte me këngëtaret tjera shqiptare. Ndërkohë që pas asaj dua të marrë pjesë edhe në Evrovizion për Kosovën. Pasi që Konqita e ka fituar Evrovizionin mendoj shumë që edhe unë mund ta fitoj për Kosovën. Kam dëshirë që kur të lexojnë këtë intervistë të më shkruajnë producentët ose këngëtarët shqiptarë me dëshirë në faqen time në Facebook dhe të shikojmë mundësinë për bashkëpunim.
Diskutime rreth kësaj post