Shqipërisë pritet t’i largohet ndoshta arkitekti i vërtete i kuqezinjve drejt evropianit France 2016. “Gazeta Dello Sport” e ben fakt te kryer largimin e drejtorit teknik te Shqipërisë Paolo Tramezzani.
Sipas medias prestigjioze italiane, pritet vetëm zyrtarizimi i tij te zviceranet e Luganos, pasi marrëveshja është arritur. Tramezzani ishte kontaktuar nga shoqëria zvicerane qe ne vjeshte kur nga pankina e Luganos u largua Zdenek Zeman. Krahu i djathë i Xhani De Biasit tashme pritet e prishe kontratën me Federatën Shqiptare, per t’u takuar ne mbrëmje me drejtuesit e Luganos per te firmosur kontratën dy vite e gjysme.
Kishte kohe qe Paolo Tramezzani kishte deklaruar se ishte gati te merrte drejtimin e një skuadre ndërsa ai shihej edhe si nje pasues i denje i De Biasit te Shqipëria. Tashme mund te kemi nje konfigurim te situatës edhe per te ardhmen e vete Xhani De Biasit, duke pare largimin e syrit dhe veshit te tij ne kombëtaren shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post