Për trajnerin e kombëtares italiane të Futbollit, Gianpiero Ventura, përballja kundër shqipërisë më 24-mars do të jetë ndeshja më e rëndësishme.
Në një prononcim për mediat italiane tekniku i “axurrëve” është shprehur se në rast se ekipi i tij nuk triumfon përballjë kuqezinjve, Italia do të rrezikojë pozitat e saj në grupin G.
Ai shtoi gjithashtu se në atë sfidë kërkon që stadiumi të jetë i tej mbushur.
“Atë ditë do të më pëlqentë ta shikoja stadiumin plot. Kur luaja dhe kam ardhur në Palermo si kundërshtar kam hasur gjithmonë vështirësi pasi stadiumi ishte gjithmonë i mbushur plot e për plot. Do të ishte dicka e bukur që publiku të na ndihmonte, pasi ajo e Palermos është ndeshja më e vështirë e grupit. Nëse nuk mposhtim Shqipërinë, bëhet e vështirë të shpresojmë që të kalojmë si të parët e grupit, pasi edhe një fitore ndaj Spanjës nuk do të na bënte punë. Ja pse e konsideroj ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e dy vjecarit”
Diskutime rreth kësaj post