Italia fitoi përballë Shqipërisë pa u sforcuar shumë dhe siguroi tre pikë të rëndësishme në kuadër të luftës me Spanjën për kokën e grupit G. Trajneri i të kaltërve Gianpiero Ventura, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, megjithëse pranoi se nuk ishte performanca më e mirë e mundshme
Ky për ne është fillimi i një rrugëtimi për të realizuar objektiva të rëndësishëm. Nuk e nisë takimin me rrjedhshmërinë e zakonshme , madje u rrezikuam në nje moment pas vetëm 30 sekondash lojë, por më pas në pjesën e dytë e dominiom plotësisht ndeshjen, aq sa Shqipëria nuk gjuajti asnjëherë në portë. Mendoj se kryem një hap përpara edhe në aspektin e lojës, megjithëse nuk është se dhuruam një paraqitje për tu mbajtur mend
Më pas tekniku i 4 herë kampionëve të botës u ndal për një çast tek momenti i ndërprerjes së ndeshjes për shkak të hedhjes së flakadanëve dhe tymueseve nga një pjesë e tifozëve shqiptar duke u shprehur se kjo sjellje e njollosi një mbrëmje që nisi nën një klimë miqësore dhe të bukur
Më erdhi vërtet keq, sepse ishte një ndeshje historike për Shqipërinë dhe për ne, dhe do ishte bukur të vahzdonte ashtu si nisi. Po e përsëris më erdhi keq sepse ajo sjellje njollosi një mbrëmje që ishte shumë e bukur. Është mëkat, janë gjëra që nuk i shërbejnë aspak futbollit
Italia do të përballet në një miqësore me Holandën, ndërsa në qershor sfidon Liechtensteinin. Oranews.tv/
Diskutime rreth kësaj post