Shkarkimi i Christian Panuccit e ka vënë Federatën Shqiptare të Futbollit në lëvizje për një trajner që do të arrijë të sjellë sërish entuziazmin te Kombëtarja.
Eduardo Reja pritet të jetë trajneri i ri i Shqipërisë deri në fund të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2020.
Mësohet se pak ditë më parë ai është takuar sërish me ish-trajnerin e Lazios për të diskutuar detajet e fundit të kontratës dhe paraprakisht është mbyllur gjithçka mes palëve.
Sipas medieve italiane, Reja do të përfitojë plot 250 mijë euro gjatë gjithë edicionit të eliminatoreve të “Euro 2020”.
Por në rast se Shqipëria kualifikohet në Europian, atëherë tekniku italian do të përfitojë një bonos me vlerë 200 mijë euro që janë premtuar nga Armand Duka.
Diskutime rreth kësaj post