19-vjeçari që humbi jetën teksa kalonte rrugën në Lignano quhej Kevin Murataj, u përplas nga një makinë pasi doli nga një piceri me shokët e klasës.
Ishte menduar të ishte një mbrëmje feste dhe u kthye në një tragjedi.
Ishte rreth orës 23:30 të së premtes së 26 majit, kur Kevin Murataj, djalë i një familjeje shqiptare, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po dilnin nga piceria “Stadio” në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën duke kaluar rrugën.
Po në vend të kësaj, 19-vjeçari është përplasur për vdekje nga një makinë.
“Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediat italiane daja i 19-vjeçarit.
I riu, i lindur në Foggia dhe banues në Latisana, ishte student i Mattei di Latisana.
Pikërisht me klasën e tij, po festonte fundin e rrugëtimit të shkollës së mesme.
Grupi kishte zgjedhur një piceri pranë stadiumit Teghil, në viale Europa, ku ka ndodhur edhe aksidenti fatal.
Pasi thirrja me kërkesën për ndihmë, arriti në numrin e vetëm të urgjencës Nue112, stafi infermieror i Sores dërgoi në vendngjarje ekuipazhin e një ambulance nga Lignano Sabbiadoro.
Personeli shëndetësor nisi manovrat për shpëtimin e jetës dhe më pas e ka transportuar në urgjencën e Lignano, po nuk mbeti gjë tjetër veçse të dekretohet për vdekjen e të riut.
Në vend mbërritën edhe karabinierët e Compagnia di Latisana.
Diskutime rreth kësaj post