Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një prej të plagosurve nga shpërthimi në një biznes në Lushnje.
Mësohet se pak çaste më parë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, 20-vjeçari djali i viktimës, Roland Vreçani, i cili ishte shoferi i vinçit që ra në kontakt me energjinë elektrike.
Tre persona të tjerë po trajtohen po në Reanimacionin e Traumës, dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Deputeti Bujar Çela, i cili është pronari i biznesit të ndërtimit ku ndodhi shpërthimi, ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Shpërthimi dyshohet se u shkaktua teksa vinçi, gjatë manovrimit, preku aksidentalisht telat e tensionit të lartë, duke bërë që të shkarkojë korrenti dhe të çojë në shpërthimin e mjetit.
Diskutime rreth kësaj post