Tragjedi në Bolonja. Pasditen e 19 gushtit një vajzë 4-vjeçare humbi jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë së saj. Tragjedia ndodhi në via della Campagna.
Familja e vogëlushes me origjinë pakistaneze jeton në një apartament në katin e tretë të një pallati.
Një hetim do të duhet të konstatojë se çfarë ka ndodhur, por teoria mbizotëruese është ajo e një aksidenti. Vetëm nëna ishte në shtëpi me vogëlushen, me një vajzë tjetër vetëm disa muajshe.
Gruaja ka ngritur alarmin dhe vogëlushja është reanimuar për një kohë të gjatë nga punonjësit e shëndetësisë, por ka ndërruar jetë në spital, ku ka mbërritur në gjendje kritike për jetën.
Diskutime rreth kësaj post