Bashkia e Tepelenës ka anuluar sot në mbrëmje një koncert për festat e fundvitit, për shkak të tragjedisë që ndodhi pas vdekjes së nënës dhe foshnjës së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë.
Nëna bashkë me fëmijën e saj vetëm 6 muajsh kanë humbur jetën, pasi banesa e tyre në katin e parë të një pallati në lagjen “15 Shtatori” është përfshirë nga flakët.
Burime policore bënë me dije se viktimë ka ngelur Elona Shehu, 35 vjeçe dhe foshnja e saj.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi. Mësohet nëna me foshnjën kanë qenë vetëm në momentin që banesa është përfshirë nga flakët, ndërsa burri dhe fëmija, 5 vjeç tjetër ndodheshin jashtë për të parë nga afër koncertin.
Diskutime rreth kësaj post