Pas dy ditësh kërkime, është gjetur edhe trupi i pajetë i vajzës tjetër të familjes Arrazi.
E mitura është gjetur në orët e pasdites, pas kërkimeve intensive nga RENEA.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
“Fatjeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë”, deklaroi ministri Balla.
Kujtojmë që mbrëmjen e të shtunës u gjet trupi i vajzës së madhe Ergysa Arrazi 9 vjeç e cila u përcoll sot për në banesën e fundit.
Ndërkohë që kërkimet po vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe të djalit./albeu
Diskutime rreth kësaj post