Një rast tragjik si ai i Jonadës së vogël në Potam të Himarës bindi policinë të shtojë kontrollet dhe të ndërmarrë aksione për sigurinë në plazhe dhe rrezikun nga motorët e ujit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, nga plazhi i Dhërmiut, tha se policia është dyfish përgjegjëse për rastin tragjik në Potam, pasi përveçse u shkelën rregullat e lëvizjes së mjeteve lundruesi, shkelësi vetë ishte polic.
“Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie.
Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det. Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Mbrëmjen e kaluar, Nano shkarkoi të gjithë zinxhirin komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, janë bllokuar rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese, sipas policisë.
Diskutime rreth kësaj post