Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, pasi humbën jetën babai dhe dy djemtë e mitur.
Berisha ka akuzuar autoritet për neglizhencë duke thënë se tragjedia mund të ishte shmangur. Policia e Shtetit , ambulanca dhe rojet bregdetare thekson ish-kryeministri dështuan dhe si pasojë humbën jetën tre persona.
REAGIMI:
Një tragjedi plotësisht e shmangshme!
Babai dhe dy djemtë mbyten në plazhin Vilë-Boshtë, një tragjedi e madhe për familjen dhe të afërmit e viktimave.
Autoritetet i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Policia e shtetit, ambulanca, rojet bregdetare kanë dështuar edhe sot, duke sjellë për rrjedhojë humbjen e tre jetëve.
Dëshmitë e plazhistëve të tjerë tregojnë se nëse autoritetet nuk do të mungonin, por do vepronin sipas detyrave përkatëse, viktimat do të ishin ende gjallë.
Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjarët e tre viktimave. Zoti ua lehtësoftë sadopak dhimbjen e pamasë.
Diskutime rreth kësaj post