Polumbarët e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin nga liqeni i Banjës edhe trupat e pajetë të dy fëmijëve të Arben Zogut, Ruben dhe Esti Zogu si dhe trupin e nipit të tij melsi Zogu.
Tragjedia e familjes Zogu ishte një lajm mjaft i rëndë për opinionin shqiptar.
Policia:
Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:
Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Diskutime rreth kësaj post