SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë brenda familjes shqiptare në New York, ku mësohet se Florind Belliu, 35-vjeç një aktor shqiptar ka hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej disa vitesh në New York, bashkëshorten e tij Ornelën, rreth 30-vjeçe.
Pasi ka kryer aktin e rëndë, i riu është hedhur edhe vetë, duke shënuar një tragjedi për familjen shqiptare.
Mësohet se Ornela, do të festonte ditëlindjen e saj, por festa e ditëlindjes është kthyer në tragjedi për familjen Belliu.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç.
Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumenta të rregullta.
Po ashtu, mësohet se çifti ka pasur vazhdimisht konflikte mes tyre.
Diskutime rreth kësaj post