Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rovertos në Itali, ku është masakruar me sëpatë një 63-vjeçare italiane, Mara Fait nga një 48-vjeçar shqiptar.
Mediat e huaja raportojnë se mes tyre ka pasur një debat të lindur kohë më parë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.
Momentet e fundit të jetës së saj, pensionistja, e cila kishte ushtruar më herët profesionin e infermieres, ishte duke shëtitur me nënën e saj 80-vjeçare dhe të birin e saj 30-vjeçar në lagjen e fshatit Rovereto në Itali.
Ai e goditi atë dy herë me sëpatë, duke i thyer kokën dhe fytyrën, ndërsa e moshuara humbi jetën.
Gruaja u vra para syve të nënës së saj 80-vjeçare, djalit të saj 30-vjeçar dhe disa familjeve që ishin në rrugë në atë moment.
Ndërkohë, pas krimit, babai i dy vajzave adoleshente është vetëdorëzuar pas krimit.
Ai ka rrëfyer menjëherë krimin.
Fqinjët dëshmuan se viktima e ka denoncuar disa herë në polici, pasi autori shqiptar e ofendonte.
Ai gjithashtu, dyshohet se ia ka thyer celularin dhe i ka dëmtuar makinën, thonë fqinjët.
Vrasja ka ndodhur pas sherreve të vazhdueshme që kishin me vite të tëra, me kërcënime, ofendime dhe ankesa.
Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori.
Dje ajo po kthehej nga supermarketi, pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë.
Diskutime rreth kësaj post