Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.
Del mandati i arrestit i policisë gjermane përmes të cilit u bë i mundur arrestimi këtij grupi të organizuar kriminal.
Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.
E njëjta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Çekajt.
Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik.
Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.
Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.
Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore.
“Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”, shkruan ‘shqiptarja.com’.
“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal Jörg Beyser.
Shqiptarët e arrestuar
1. Orneo Margjeka
2. Emiljan Hysenaj
3. Dashamir Ndoj
4. Dario Lame
5. Ervin Llusha
6. Izmir Lami
7. Dolan Kocani
8. Agim Zeka
9. Marjan Tola
10. Mevlan Beca
11. Granit Bajrami
12. Artan Mehmeti
13. Blerim Cakraj
Të huaj
1.Alberto Kochsiek
2.Anel Begovic
3.Kofi Oteng
Diskutime rreth kësaj post