Ambasadori amerikan Donald Lu ishte këtë të mërkurë në Vlorë, ku ka marrë pjesë në një takim me studentë të universitetit Ismail Qemali, me të cilët ka diskutuar mbi trafikun e qënieve njerëzore dhe parandalimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Në fjalën e tij, ambasadori e vuri theksin tek nevoja për dënime më të rënda për trafikantët dhe për një bashkëpunim më të ngushtë polici-prokurori.
Vlora, tha Lu, mbetet një komunitet që ka vuajtur nga trafikimi i qënieve njerëzore, ndaj kërkoi më shumë mbështetje për personat e trafikuar.
E pranishme në këtë event, zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea e cilësoi si një plagë të shoqërisë këtë fenomen kriminal, lufta ndaj të cilit, siç tha ajo, mbetet prioritet.
Trafiku i qënieve njerëzore mbetet ende shqetësues për vendin tonë. Vetëm në 5 vitet e fundit janë regjistruar 560 viktima të trafikut, 24 për qind e të cilëve fëmijë, të cilët bien lehtësisht pre e kërcënimeve të trafikantëve
Diskutime rreth kësaj post