Policia Rrugore e Tiranës, i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative përveç autostradës Durrës-Tiranë.
Për shkak të trafikut të rënduar, policia u bën thirrje shoferëve që të përdorin rrugën e Ndroqit ose autostradën Elbasan-Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës:
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor.
Diskutime rreth kësaj post