Në fshatrat e largët të Librazhdit dimri ia beh shpejt e ikën vonë. Për të përballuar stinën e ftohtë zonjat e Skroskës që në të dalë të verës kanë nisur përgatitjen e ushqimeve të dimrit ose siç njihen ndryshe zahiretë.
Tradita shekullore dikur ishte zakon i shumicës së familjeve shqiptare, nga veriu në jug. Sot traditën që po zbehet me vitet rrallë-tek e mbajnë gjallë, Nexhmie Ozuni është një prej tyre. Trahanaja është një nga ushqimet që përgatitet çdo vit në shtëpinë e saj dhe që konsumohet mëngjeseve të dimrit.
Gjithë çfarë ka përgatitur e mban dhe e ruan në këtë dhomë që i përngjan një dyqani. Aty gjen turshi, komposto e reçel të llojeve të ndryshme.
Recetat për to i kanë trashëguar nga nëna dhe gjyshja te cilat dikur i përgatisnin për të kursyer e për t`i bërë ballë dimrit të gjatë. Nexhmija tregon se frutat për kompostot dhe reçelrat i ka mbledhur përgjatë verës së bashku me pjesën tjetër të familjes.
Të gjitha janë bio dhe të shëndetshme. Kjo traditë shqiptare ashtu si plot të tjera po rrezikon të shuhet pasi të rinjtë po refuzojnë t`i kthejnë sytë nga e shkuara e për fat të keq brezi i zonjave nikoqire si Nexhmia duket të jetë i fundit që i trashëgon këto vlera qe vijnë nga shekujt.
Tradita e përgatitjes së zahireve ashtu si edhe traditat e tjera shqiptare po rrezikojnë të shuhen. Në kohën kur të rinjtë refuzojnë t`i kthejnë sytë nga vlerat e të shkuarës për fat të keq brezi i grave si Nexhmia duket të jetë i fundit që i trashëgon.
Për fat të keq nikoqiret si Nexhmia që ruajnë e çojnë para traditat shqiptare janë të rralla. Zakoni i zahireve ashtu si edhe traditat e tjera po zhduken.
Diskutime rreth kësaj post