Në mbledhjen e fundit të qeverisë që u zhvillua dje, kryeministri Edi Rama i ka gjetur një vend ish-deputetes së LSI-së, Ediola Braha, që hyri në kuvend në vendin e Vangjel Tavos, e cila në fund të mandatit kaloi duke iu bashkuar PS-së në qarkun e Gjirokastrës.
Ediola Braha tashmë është emëruar anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Eidola Braha iu bashku partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2013. Ajo ka mbajtur postin e kryetares së LSI-në Tepelenë, ku dhe është cilësuar me batutë si “miss Tepelena”, pasi ka rënë në sy për bukurinë dhe paraqitjen.
Për tradhtinë ndaj LSI-së duke zgjedhur të bashkohet me PS-në tani po shpërblehet.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 5, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
Znj. Ediola Braha emërohet anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Diskutime rreth kësaj post