Partia Socialiste ka bërë pjesë të listës së kandidatëve për deputetë edhe disa figura të opozitës së re parlamentare. Emra të tillë si Halit Valteri, Ylli Shehu, Edmond Rushi, Vasil Sterjofski dhe Enver Roshi u bënë pjesë e Parlamentit pasi PD-LSI dogjën mandatet.
PS e ka renditur të 24 në listat për Tiranën dhe Ylli Shehu i premton se do të marrë 12 mijë vota. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai është shprehur i bindur se do të marrë mandatin teksa shton se konsideron asnjë kandidatë të fortë përballë tij.
“Do marr mbi 12 mijë vota në qarkun e Tiranës, ndoshta do të ketë edhe surpriza dhe mund të marrë edhe më shumë. Pjesa e votave të mia, të gjithë ata që i njoh personalisht e kanë të qartë se si i marr, jo se kam bërë ndonjë wow, por është një mbështetje familjare, personale. Nuk kam kandidatë të fortë përballë”, – tha ai për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post