Tornadoja shkatërrimtare që goditi Tennesseen këtë të martë, shënoi dy viktima, një nënë dhe djalin e saj 2-vjeçar.
Një fqinj tjetër tha se pas stuhisë, ata filluan të kërkonin djalin e zhdukur, Anthony Elmer Mendez, i cili u largua nga shtëpia e tij nga stuhia.
Floridema Gabriel Perez humbi jetën ndërsa përqafonte djalin e saj, sipas mediave të huaja.
Fqinji i tyre, babai i dy fëmijëve, Joseph Dalton, humbi jetën gjithashtu nga tornado, kur stuhia ngriti rulotën e tij dhe e hodhi atë në shtëpinë ku jetonte Perez me bashkëshortin.
Partneri i saj, një fëmijë tjetër si dhe fëmijët e Daltonit u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Fqinja Wanda McClemore tha se filluan të kërkonin Anthonyn të shtunën kur babai i tij tha se ai ishte zhdukur.
“Ndodhi tragjedia. Ajo jetonte në këtë rulotë, një tjetër ra mbi të”, tha vëllai i saj Marko Perez.
Diskutime rreth kësaj post