Nën kryetari i LSI-së, thotë se topi ndodhet në fushën e mazhorancës tashmë, për të votuar në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit.
“Në parlament ka një mazhorancë, që shkëmben interesat e saj, flirtet dhe punët e saj. Në 14 janar dhe 5 qershor kemi 2 marrëveshje. Katër vetë kanë qenë që kanë firmosur për marrëveshjen zgjedhore.
Marrëveshja është nënshkruar në anglisht pasi kanë qenë dëshmitar edhe BE, SHBA dhe Britania e Madhe. Pikat e dakordësuar anë 5 qershor janë kthyer në ligj dhe ndodhen në parlament.
Topi është në fushën e tyre, firmat i kanë dhënë dhe ta votojnë tani. Sikurse i votojnë ligjet e njëri-tjetrin me nga 100 e ca vota. Çdo ndryshim i marrëveshjes së 5 qershor e prish konsensusin e arritur. Marrëveshja është e qartë dhe këto ndryshime konsensuale miratohen pa ndryshim në sallën e Kuvendit.
Tani të mbash fjalën dhe të jesh i ndershëm, është diçka shumë e vështirë për Ramën e Rilindjen, por duhet të kenë parasysh se përballjen do ta kenë me popullin.” – tha Vasili për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post