Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me lëvizjen e re të ish kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Kryemadhi thotë se nuk beson që Topalli mbështet kryeministrin Rama, pasi gjithmonë ka qenë kundër partive të majta.
“Unë nuk besoj që zonja Topalli mbështet zotin Rama, pasi gjithmonë ka qenë kundër partive të majta.
Unë e përgëzoj dhe i uroj suksese çdo partie që është kundër kësaj qeverisjeje.E rëndësishme është që në 25 prill shumica e shqiptarëve të ndëshkojnë gabimet që janë bërë”, u shpreh kryemadhi në një intervistë për A2 CNN.
Diskutime rreth kësaj post