Mbrëmjen e djeshme, “Top Story”, në televizionin kombëtar Top Channel, ju kushtua veprimtarisë së ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. Dokumentari i gjatë mund të quhet pa frikë, një “masakrim” i figurës aq të debatuar të ambasadorit, që për 4 vite morri hapur rrolin e guvernatorit të Shqipërisë.
Në këtë emision në mënyrë kronologjike u tregua roli i dyshimtë i Lu-së në çështjen e kanabisimit të vendit dhe mbrojtjen e “çuditshme”, që i dha në publik ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj edhe pas plasjes së skandaleve të mëdha. Jo vetëm heshti dhe nuk artikuloi asnjë fjalë për atë që ndodhi me drogën në Shqipëri, por përkundrazi u bë alibi e Edi Ramës jo vetëm për këtë çështje.
Gjithashtu edhe nëpërmjet komentatorëve politikanë dhe gazetarë, emisioni u përpoq të zbërthente rolin e errët të Lu-së, në shërbim të Rilindjes, prapaskenat e luftës që hapi me ish-prokurorin e Përgjithshëm Donald Lu dhe veçanërisht mënyrën, se si funksionoi në procesin e Reformës në Drejtësi.
Në këtë emision të “Top Story”, Lu profilizohet si një ambasador që duke shfrytëzuar përfaqësimin e shtetit me ndikim absolut te populli dhe politika shqiptare, luftën kundër krimit të organizuar dhe atë ndaj “peshqve të mëdhenj” në qeveri dhe politikë, e përdori vetëm si një retorikë boshe, pa asnjë rezultat. Ja disa pasazhe nga ky emision:
Ish Ministrit të Drejtësisë i fuar në këtë emision, tha se Lu-ja nuk e ndihmoi aspak klasën politike dhe as popullin shqiptarë të çlirohej nga kriminelët.
“Nuk e ndihmoi as klasen politike, as popullin shqiptar dhe çlirohet nga kriminelet”, deklaroi ai
Çuditërisht, mesazhet e Lu-së nuk u reflektua as në votat e qytetarëve, pasi kandidatët me probleme u zgjodhën kryebashkiak në qytetet kryesore të vendit, komentohet më poshtë në emision.
“Sa herë që ky zotëria ka folur, kam pritur me entuziazëm. Që ky i ka pas vetës një makineri të madhe siç janë shtetet e bashkuara, makineri presioni”, tha Deputeti LZHK, Dashamir Shehi.
Gjithashtu një nga pjesët më të rëndësishme në këtë “Top Story” kushtuar Donald Lu pas ikjes ishte roli I tij në Reformën në Drejtësi.
“Ambasadori Amerikan Donald Lu, angazhohej nga mëngjesi deri në darkë për arritjen e një konsensusit për reformën në drejtësi, duke përdorur kështu të gjitha metodat. Më e fundit, ishte ajo e dërgimit të një sms-je në drejtim të disa deputetëve opozitarë.
SMS: I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!
Pikërisht këtë sms e morën Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediut dhe disa deputetë të tjerë. Ish deputeti Duka zbulon për Top Story, detajet e takimit në ambasadën amerikane, dhe njohjen e pasojave nëse nuk do të votonte reformën në drejtësi” raportohet në emision.
`Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Mu personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë shumë e rëndësishme për vendin tuaj, Gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që reforma në Drejtësi duhet të kalonte`, deklaroi Duka, ish-deputet i PAA.
Sipas Dashamir Shehit dërgimi i këtij sms-je nuk është aspak i drejtë. “Unë gjykoj që nuk është e drejtë, absolutisht”, shprehet ai.
Përmes këtyre sms dhe presionit të ushtruar, Donald Lu arriti të bindë 140 deputetët që të votojnë një nga një reformën në drejtësi. Për ironi, në mesin e deputetëve që votuan, ishte Armando Prenga, i akuzuar për përfshirje në ngjarje kriminale.
“Amerikanët e kanë dashur reformën patjetër më shumë se kryeministri Rama dhe po deshe më shumë se të gjitha palët politike”, tha analisti Alfred Lela i ftuar edhe ky për të komentuar, në këtë “Top Story” kushtuar ambasadorit Donald Lu.
Diskutime rreth kësaj post