Deputeti tashmë i pavarur Tom Doshi nuk ka dilema sa i takon projektit kushtetues për reformimin e drejtësisë. Deputeti Doshi ka deklaruar për mediat se vota e tij do të jetë pro projektit të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT dhe mbështetur nga partnerët tanë SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi.
“Vota ima do të jetë pro draftit për Reformën në Drejtësi. Është një përgjegjësi, të cilën na e dikton populli. Ne jemi votuar për të përfaqësuar popullin në Parlament. Dhe shqiptarët duan Reformën në Drejtësi”, ka thënë Doshi.
Njëherësh në lidhje me një grup të mundshëm brenda PD përkrah draftit për reformën në drejtësi, Doshi apelon:
“Ftoj deputetët e PD të marrin përgjegjësi individuale përballë reformës më të rëndësishme të këtyre viteve”.
Nga ana e tyre deri më tani deputetët që janë shquar kundër rrymës brenda PD dhe që kanë një mendim të vetin në politikë, nuk kanë një qëndrim të qartë për votën që do të hedhin në seancën e Kuvendit kur të startojë për votim drafti i reformës në drejtësi. Madje as ish-kreu i PD Eduard Selami, që cilësohet rëndom si “njeriu i amerikanëve” ende nuk ka një qëndrim të qartë, përveçse deklaratave dhe thirrjeve se nuk duhet dalë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Diskutime rreth kësaj post