Ambasadorja Yuri Kim në një prononcim për mediat nga Durrësi, u pyet edhe në lidhje me regjistrimin në KQZ të partisë së Tom Doshit, pavarësisht thirrjes së saj.
Kim tha se ajo ka deklaruar më herët se personat e përfshirë në korrupsion nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje, jo sepse SHBA e kërkon, por se shqiptarët meritojnë më mirë.
“Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë, nuk është çështja çfarë do SHBA por ajo që meritojnë votuesit, kështu që mbetet për t’u parë”, u shpreh ajo.
Ambasadorja amerikane u pyet dhe nëse ka ndonjë deputet në Durrës që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje, teksa paralajmëroi se në fund të ditës ka diçka për të thënë.
“Jam ende duke zhvilluar bisedime për këtë pikë që është e rëndësishme, nga fundi i ditës kam për të thënë diçka”, – deklaroi ambasadorja e SHBA.
Diskutime rreth kësaj post