Kryedemokrati Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë pak çaste më parë nga Shkodra. Sipas Bashës, Tom Doshi dhe banditët e tij kanë detyruar një ambasadore perëndimore që të mbyllte mbledhjen dhe të largohej nga qyteti pasi kanë grabitur një të ri para syve të saj.
Basha, u shpreh se ky i ri shkodran ka thënë se Tom Doshi dhe njerëzit e tij po blinin vota në qytet. Megjithatë kreu i PD nuk e përmendi emrin, se për cilën ambasadore bëhet fjalë.
“Për herë të parë në 30 vite, Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyllë mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të shprehej: këtu po blen vota Tom Doshi.
Por nuk ia dolën të trysnonin demokratët shkodranë. Nuk ia dolën se ju dolët në këtë betejë me njerëz të ndershëm në krah, jo me banditë”, – tha kreu i PD nga Shkodra.
Lulzim Basha hodhi akuza dhe ndaj Partisë Socialiste.
“Shteti u përvesh me të gjitha mjetet për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve”, – shtoi Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post