Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it turk dhe atij shqiptar, ku e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Almeda ka treguar se Tolgahani, është shumë xheloz dhe ajo refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të tij.
“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka treguar ajo.
E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare”.
Diskutime rreth kësaj post