Turqia nuk po gjen qetësi nga tërmetet kohët e fundit. Një tërmet tjetër me fuqi prej 4.5 ballë ka goditur provincën Kastamonu të Detit të Zi në Turqi, njoftoi agjencia e katastrofave të këtij vendi.
Sipas Anadolu Agency, Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit theksoi se tërmeti ndodhi në orën 06:37 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 7 kilometrash.
Asnjë viktimë deri më tani nuk është raportuar.
Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm prej 6.6 ballë goditi provincën e Izmirit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 116 personave ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë u lënduan.
Diskutime rreth kësaj post