Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Tajvanin lindor. Shërbimi meteorologjik njofton se ata ishin me madhësi 5.8 dhe 6.2.
Tërmeti i parë që tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei ishte në një thellësi prej 15 kilometrash me epiqendrën në Qarkun Hualien në bregun lindor të populluar.
Tërmeti i dytë ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, gjithashtu me epiqendrën në Hualien, tre minuta pas të parit, raporton Reuters.
Qeveria e qytetit e Taipei njoftoi se sistemi i metrosë po funksionon normalisht pasi trenat u urdhëruan të ngadalësoheshin. Shërbimi zjarrfikës tha se nuk kishte marrë ndonjë raport të dëmtimit.
Tajvani shtrihet afër kryqëzimit të dy pllakave tektonike në Detin e Kinës Jugore dhe tërmetet janë të zakonshëm në ishull.
Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me madhësi 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në 1999.
Diskutime rreth kësaj post