Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është shënuar në Kroaci para pak minutash. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën e Sisak-Moslavina rreth 38 km në juglindje të Zagrebit.
Thellësia e tij ka qenë rreth 10 km, nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar apo dëme materiale deri më tani.
Kujtojmë që një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Tërmeti ka qenë me thellësi 2 km dhe me epiqendër detin Adriatik.
Diskutime rreth kësaj post