Turqia është goditur sërish nga një tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti me magnitudë 5.0 u regjistrua në provincën juglindore të Siirt të Turqisë.
Lëkundja ndodhi në një thellësi prej 14.02 kilometra në rrethin Kurtalan në 08:45 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Deri tani nuk është raportuar për asnjë viktimë, shtoi AFAD.
Diskutime rreth kësaj post