Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish gjatë ditës së sotme në Kretë.Teksa mëngjesin e të mërkurës vendi fqinj është goditur nga një tërmet 5.7 i shkallës rihter, sot është regjistruar një tërmet me magnitutë 4.2 ballë i shkallës rihter.
Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, në një zonë 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, me thellësi 5 km.
Tërmeti i ri ka tronditur banorët e zonës dhe është ndjerë në Heraklion dhe në pjesën më të madhe të Kretës lindore.Kujtojmë se ditët e fundit Greqia ka qenë nën trysninë e lëkundjeve të herëpashershme të tërmetit.
Pas tërmetit 5.7 të mëngjesit, edhe pasdite u ndjenë lëkundje me forcë 5.2 të shkallës Rihter.
Diskutime rreth kësaj post